Shullazi, ankesë ndaj gjyqtares Dollani, liston 5 shkelje – A2

Shullazi, ankesë ndaj gjyqtares Dollani, liston 5 shkelje

Emiliano Shullazi dhe pjesëtarët e tjerë të grupit e tij që po gjykohen në Apelin e Krimeve të Rënda për një sërë veprash penale, kanë dërguar një ankesë zyrtare ndaj gjyqtares së çështjes, Saida Dollani, të cilën ia kanë dërguar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Kualifikimit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ankesa është nënshkruar nga Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela. Sipas tyre, gjyqtarja Dollani ka kryer pesë shkelje të cilat i kanë listuar dhe detajuar. Kështu, në ankesë thuhet se gjyqtarja ka kryer shkelje në hedhjen e shortit për çështjen, në cilësinë e zv.kryetares (kryetares në detyrë) të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Shkelje, konsiderohet edhe marrja pa short e pozicionit të relatores së çështjes, por edhe trajtimi jo ligjor i kërkesave për dorëheqje që kanë kryer disa prej gjyqtarëve të çështjes, si dhe imponimi i saj në procedurën e caktimit të gjyqtarëve për shqyrtimin e kërkesave për përjashtim.

Shkarkoni aplikacionin e A2