A mund ta shpërndajë Presidenti Kuvendin? Gjata: Parlamenti tashmë ka rënë

Për Çlirim Gjatën, sekretarin për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Parlamenti nuk është legjitim pasi nuk ka 140 deputetë, ashtu siç e thotë edhe Kushtetuta.

“Parlamenti nuk ekziston sepse ka 120 deputetë. Neni 64 i Kushtetutës e thotë qartë dhe nuk ka vend për interpretime: Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ka 140 deputetë. Nëse ne e pranojmë Parlamentin legjitim me 120 deputetë e pranojmë edhe me 160 deputetë. Parlamenti ka rënë. Kushtetuta pranon një President, por pse të mos fusin dy… një Kryeministër, dy qeveri!”, u shpreh Gjata në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos.

Por në situatën aktuale që ndodhet vendi, a ka Presidenti tagrin për të shpërndarë Parlamentin? Çlirim Gjata thekson se Presidenti mund të konstatojë shpërndarjen pasi janë vetëm 120 deputetë.

“Unë po diskutoj me konstitucionalistë dhe më thonë: Presidenti e ka në dy vende të shkruar në Kushtetutë shpërndarjen e Parlamentit. Në njërën, thuhet kur shpërndan Parlamentin brenda 45 ditësh cakton datën e zgjedhjeve, ndërsa tjetra është më konkrete: Kryeministri nuk paraqitet në mocion besimi. Por në këtë rast konstaton shpërndarjen, është “ligji për shkak të rrethanave”. Ai mund ta konstatojë shpërndarjen pasi janë vetëm 120 deputetë dhe jo 140”, u shpreh Çlirim Gjata.

Shkarkoni aplikacionin e A2