Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 24-vjeçarit në Laç

Foto ilustruese

Gati 24 orë pas vrasjes së 24-vjeçarit që tronditi qytetin e Laçit, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia e Kurbinit njofton se ka arrestuar shtetasin me inicialet E.K, 32 vjeç, banues në Tiranë.

24-vjeçari, Viktor Shkorreti, u qëllua me breshëri automatiku mbrëmjen e kaluar dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Sipas dëshmive, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve dhe për pasojë 32-vjeçari nga Tirana ka marrë armën e zjarrit automatike dhe ka qëlluar me disa plumba 24- vjeçarin Shkorreti.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN