Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Balla: Dekreti i datës 10 qershor, antikushtetues. Të miratojmë pa përjashtim rezolutën për Metën

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 10:27 | Politikë
Balla: Dekreti i datës 10 qershor, antikushtetues. Të miratojmë

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se dekreti i shtyrjes së zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta është “akt që synon të pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizimin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendor”.

“Në emër të grupit të PS-së kam kërkuar këtë mocion që është hera e parë që mbahet në 28 vite të demokracisë së re shqiptare. Do të kërkoja pa dallim të miratonim së bashku një rezolutë siç e keni përpara. Dekreti i datës 10 qershor është hapur antikushtetues”, theksoi Balla.

Më tej, kreu i grupit parlamentar shtoi se “Presidenti ka një kompetencë: përcaktimin e datës së zgjedhjeve dhe për të ruajtur neutralitetin”.

“Procesi zgjedhor qeveriset nga KQZ-ja. Presidenti e ka detyrim caktimin e datës, jo të drejtë. Presidenti nuk mund të zgjedhë dot periudhën zgjedhore të zgjedhjeve, pasi ajo është e përcaktuar me ligj dhe varet nga data e përfundimit të mandatit të organeve të zgjedhura në detyrë. Brenda periudhës zgjedhore mund të zgjedhë vetëm dy të diela të njëpasnjëshme më të afërta me datën e përfundimit të mandatit”, deklaroi Balla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë