Basha i pandehur, Gjata: Prokurori politike, në ndihmë të Ramës – A2

Basha i pandehur, Gjata: Prokurori politike, në ndihmë të Ramës

Çlirim Gjata, sekretari për çështjet ligjore në PD, u shpreh në emisionin “I Ftuari” se thirrja si i pandehur e Lulzim Bashës në lidhje me lobimet në Shtetet e Bashkuara është politike.

Gjata theksoi se Prokuroria ndërhyn sa herë që Kryeministri Rama ndodhet në vështirësi dhe sipas tij, nuk vepron në çështjen shumë më të rëndësishme.

“Provon për të disatën herë se Prokuroria është e kapur nga Edi Rama. Sa herë Rama ndodhet ngushtë, Prokuroria thërret Bashën ose bën diçka. Rama përdor Prokurorinë. Kështu ndodhi në vjeshtën e kaluar, kështu ndodhi edhe para pak muajsh, kështu ndodhi edhe sot. Problemi është se kemi një Prokurori politike.

Prokuroria nuk lëvizi as gishtin për Avdylajt me të gjitha përgjimet që u publikuan nga Bildi. Sot që Rama është në hall, Prokuroria politike reagon”, u shpreh Gjata.

Shkarkoni aplikacionin e A2