Basha: Rama po kërkon të negociojë për “kokën” e tij

Për kreun e opozitës, Lulzim Basha, 30 qershori nuk është më dita kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore të vitit 2019. Por sipas tij, Rama e sfidon për një arsye të vetme. “Përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik, kur tashmë 30 qershori nuk përbën më nga pikëpamja kushtetuese një datë zgjedhjesh, por përbën nga pikëpamja politike dhe njerëzore, një datë krimi kushtetues, ky sfidim bëhet vetëm për një qëllim: që Edi Rama të negociojë për “kokën” e tij, pasurinë e tij”, tha Basha.

“Javën e ardhshme do të humbim për herë të katërt mundësinë e hapjen e negociatave. Rama e ka tmerr hapjen e negociatave, hapjen e kapitujve 23 dhe 24, të cilat do të shtrojnë pyetje? Çfarë u bë me Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, dosjen e Xibrakës, dosjen 339”, shtoi kreu i PD.

Sipas Bashës, dhjetëra kryeministria gjatë muajve të fundit kanë dhënë dorëheqjen në Europë dhe Ballkan. “Nikola Gruevski u largua nga drejtimi i qeverisë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, për 1/1000-tën e asaj që ka ndodhur këtu dhe nëse i përmbahemi asaj që thotë gazeta “Bild”, nuk kemi parë gjë akoma”, u shpreh ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2