Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Beckham si Buda, statujë në tempull

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 11:10 | Showbiz

Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për murgun budist David Beckham, mund të vizitoni tempullin e tij në Bangkok, ku statuja e ish-futbollistit është vënë krah asaj të Budës.

Ylli anglez ka lënë futbollin prej gjashtë vitesh, por mbetet një prej figurave sportive më popullore në mbarë globin. Sidomos në lindjen e largët ku, pasi la Manchester United për Real Madrid, u shndërrua në ikonën e klubit në vendet aziatike.

Një tifoz i veçantë i Untited në Tajlandë nuk ka ngurruar ta vendosë idhullin e tij krah statujës së Budës. Por nuk mbaron me kaq, sipas mediave britanike në tempull ka edhe statuja të ish-Presidentit amerikan Barack Obama, Pinokut, Mickey Mouse dhe Superman.

A2 CNN Livestream

Dita jonë