Britani e Madhe, nis procesi për zgjedhjen e pasuesit të May

Deputetët konservatorë nisin sot procesin e zgjedhjes së kreut të ri të partisë dhe kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe.

Raundi i parë i votimit sekret do të mbahet më vonë në Dhomën e Komunëve dhe rezultatet e para pritet të dalin rreth pasdites. Secili nga 10 kandidatët që nuk arrin të sigurojë të paktën 17 vota do të eliminohet nga gara.

Votime të tjera do të mbahen javën e ardhshme, dhe dy kandidatët me më shumë mbështetje do të përballen në një balotazh. Emri i atij që do të pasojë Theresa May-n pritet të shpallet në 22 korrik.

Ish kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson, konsiderohet si favorit, me më shumë mbështetje se rivalet e tij mes ligjvënësve konservatorë. Pretendentë të tjerë të rëndësishëm janë Michael Gove, Dominic Raab dhe Jeremy Hant.

Shkarkoni aplikacionin e A2