Gjoni: Meta, bishë politike. Nuk mund të ishte mbi palët

Opozitari Ralf Gjoni e ka quajtur qesharake nismën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.

Gjoni deklaroi se ishte po kjo mazhorancë që e votoi, pasi donte ta hiqte qafe nga poltika.

“Çfarë kujtuat ju, se Ilir Meta do të ishte President mbi palët? Po Ilir Meta është bishë politike, është makineri politike. Ku jeton dot Ilir Meta pa politikë? Presidenti nuk shfuqizon dot dekrete sepse ju e keni zhvlerësuar totalisht rolin e Presidentit të Republikës me ndryshimet e vitit 2008. Në këto kushte, unë mendoj të ishim më mirë monarki”, tha Gjoni.

Deputeti shtoi: “Edi Rama ju urdhëroi që ta zgjidhnit Ilir Metën sepse donte ta hiqte qafe nga politika dhe donte ta dergjte në pallatin presidencial, që i ngjan më tepër një azili pleqsh”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN