Hong Kongu në kaos pas protestave, mbyllen zyrat e qeverisë

Autoritetet mbyllën zyrat qeveritare në distriktin financiar të Hong Kongut, pas protestave më të rënda që vendi ka përjetuar në dekada. Paraditen e së enjtes, pasojat e përleshjeve dhe kaosit të një dite më parë, ishin te dukshme.

Situata përshkallëzoi ndjeshëm të mërkurën, kur në përpjekjen për të penguar debatin mbi ligjin kontrovers të ekstradimeve në Kinë, mijëra vetë bllokuan rrugët kryesore rreth godinave qeveritare. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Organizata “Human Rights Watch” akuzoi policinë për përdorim të tepruar force kundër protestuesve.

72 persona mbetën të plagosur gjatë trazirave, 2 prej të cilëve në gjendje kritike. Mbetën të lenduar edhe 21 efektivë. Qytetarët e Hong Kongut kundërshtojnë miratimin e një projektligji që sipas tyre i jep mundësinë Kinës të shënjestrojë rivalët politikë në rajon.

Shkarkoni aplikacionin e A2