Idajet Beqiri hyn në lojë, kërkon çregjistrim nga gara, pas dekretit të presidentit

KQZ është mbledhur për të shqyrtuar një kërkesë të kreut të Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri. Ai kundërshton vazhdimin e vendimmarrjes nga KQZ, pas dekretit të Presidentit për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kjo shihet si një mundësi që çështja që ka trazuar politikën dhe institucionet kryesore të shtetit, ajo për shtyrjen e zgjedhjeve vendore përtej 30 qershorit, të mund të marrë një pergjigje, në një hap të dytë, nga Kolegji Zgjedhor.

Vetë Idajet Beqiri ka kërkuar që partia e tij, pas daljes së dekretit të Presidentit, të çregjistrohet nga zgjedhjet e 30 qershorit, pasi shprehet se nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje pa një dekret presidencial.

Këtu hyn në lojë vendimmarrja e KQZ. Sipas Kodit Zgjedhor, subjektet zgjedhore dhe kandidatët, pas mbylljes së afatit për regjistrim, nuk mund të çregjistrohen më nga gara. Nëse KQZ nuk e aprovon kërkesën dhe Idajet Beqiri ankohet në Kolegjin Zgjedhor, atëherë futet në lojë pikërisht kjo trupë gjyqësore. Duke trajtuar kërkesën e ankimuesit, Kolegjit i duhet të trajtojë indirekt edhe dekretin e Presidentit Meta, duke u shprehur kështu për vlefshmërinë e tij apo jo. 

Shkarkoni aplikacionin e A2