Kryemadhi: Holanda tregoi arsyet e moshapjes së negociatave, nuk ka euroskeptikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagoi në rrjetet sociale, pas vendimit të Parlamentit holandez për çështjen e negociatave për Shqipërinë. Kryemadhi shkruan se Holanda tregoi të vërtetën e moshapjes së negociatave që janë krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Parlamenti holandez na vuri para një pasqyre ku ne duhet të shohim veten, qeverinë dhe realitetin në të cilin jetojmë. Votimi i mbrëmshëm ishte një shuplakë e fortë për qeverinë e krimit të organizuar, manipulimit zgjedhor, mashtrimit, korrupsionit dhe gënjeshtrës. Mbrëmë Parlamenti holandez e tha qartë të vërtetën e moshapjes së negociatave, dy armiqtë e shqiptarëve janë krimi i organizuar dhe korrupsioni i frikshëm, të cilët për fat të keq të shqiptarëve janë miqtë më të ngushtë të qeverisë së Rilindjes”, shprehet Kryemadhi.

Sipas lideres së LSI, lajmi tjetër që dha parlamenti i Holandës ishte që nuk ka euroskeptikë, por thjesht procesi i integrimit bazohet në merita.

“Lajmi shumë i keq për Shqipërinë është se tashmë u nda edhe nga grupi i Maqedonisë së Veriut, për të cilën Holanda dha dritën jeshile për të vazhduar më tej në rrugën e integrimit evropian. 
Ky votim i Parlamentit holandez, tregon qartë që nuk ka euroskeptikë për zgjerimin, por shtete që e meritojnë dhe ata që nuk e meritojnë. Procesi i integrimit është proces meritash në reforma dhe jo i demagogjisë dhe mashtrimit”, shkruan në rrjetet sociale Kryemadhi.

  • LAJMI I FUNDIT | Aksident në Elbasan, 4 persona kanë humbur jetën
  • LAJMI I FUNDIT | Aksidenti me 4 viktima ka ndodhur në aksin Elbasan-Papër
  • LAJMI I FUNDIT | Aksidenti në Elbasan, tre makina të përfshira