Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kryeprokurorja e Elbasanit, kandidate për SPAK, pranë kalimit të vetting-ut

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 10:56 | Aktualitet
Kryeprokurorja e Elbasanit, kandidate për SPAK, pranë kalimit të

Është zhvilluar këtë të enjte seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për Enkelejda Millonain, drejtuese e Prokurorisë së Elbasanit, njëherësh edhe kandidate për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Sipas ILDKPKI, Millonai ka deklarim të saktë, burime të ligjshme, nuk ka fshehje apo deklarim të rremë. Ajo rezulton të jetë pronare e një apartamenti me sipërfaqe 94 m2 në Tiranë, me vlerë 45 mijë euro, të cilin e ka blerë me të ardhura nga paga, të ardhura nga shkolla e Magjistraturës, si dhe shitja e një makine.

Nga llogaria e saj, në vitin 2015, ka kaluar shuma prej 1,3 milionë lekësh në llogarinë e shoqërisë ndërtuese. Millonai ka shpjeguar se ka pasur mundësi vetëm për pagesë 10 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta shlyejë përmes një kredie pas regjistrimit të pallatit.

Ajo rezulton gjithashtu të jetë pronare e një makine tip “Opel” të vlerë në vitin 2015 për 2500 euro, me para të ardhura nga paga. Millonai ka edhe një depozitë kursimi të hapur në vitin 2011, vlera e të cilës në 21.01.2017 ka qenë 100 mijë lekë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani