Lufta kundër emigracionit, Meksika shet avionin presidencial për ujdinë me SHBA – A2

Lufta kundër emigracionit, Meksika shet avionin presidencial për ujdinë me SHBA

Presidenti meksikan, Lopez Obrador premtoi se do të përdorë përfitimet nga shitja e avionit të tij presidencial për të financuar përpjekjet për të luftuar emigracionin ilegal.

Lëvizja vjen pasi Meksika dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje për të shmangur tarifat tregtare. Gjatë fushatës, Obrador premtoi se do të shiste avionin dhe paratë e tij do t’i përdorte për të ndihmuar komunitetet e varfra të vendit.

Vlera e mjetit fluturues të kreut të shtetit është 150 milionë dollarë. Meksika gjithashtu po kërkon të shesë dhe 60 avionë dhe helikopterë të tjerë që zotërohen nga qeveria.

Shkarkoni aplikacionin e A2