Mediat portugeze: Casillas nuk do të kthehet më në fushë; Portieri përgënjeshtron

Mediat portugeze publikuan sot se Iker Casillas i jep lamtumirën futbollit të luajtur, por vetë legjenda spanjolle e portës ka përgënjeshtruar gjithçka.

Portieri spanjoll pësoi infarkt në stërvitje gjatë 2 majit të kaluar dhe nuk dihet ende nëse do të përmbushë kontratën e tij me Porton.

Në Twitter, Casillas theksoi se mjekët ende nuk i kanë thënë nëse mund të luajë sërish futboll.

“Po përgënjeshtroj sërish lajmet për tërheqjen time. Nesër kam vizitën e radhës”, shkruan Casillas.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN