Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta: Shqipëria ka nevojë për reflektim nga të gjithë aktorët politikë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 14:39 | Politikë
Meta: Shqipëria ka nevojë për reflektim nga të gjithë

Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook, u shpreh se “Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë” për të mos humbur, sipas tij, momentin historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.

“Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut. Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit, detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa”, shkruan Meta në rrjetin social.

Në orën 17:00, Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për shtyp.

A2 CNN Livestream

Dita jonë