Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Meta” u rrëzua me 100 vota, Çlirim Gjata: Nuk ndodhte nga koha e Enver Hoxhës

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 21:12 | Politikë
“Meta” u rrëzua me 100 vota, Çlirim Gjata: Nuk ndodhte

“Vendimi i Metës, atakohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese”. Për këtë është i bindur Çlirim Gjata, që shton se Parlamenti sipas tij de facto “nuk ekziston”.

Duke iu referuar Ramës ai thotë se “ai njeri nuk rri dot pa blerë vota, kur opozita la mandatet ai nuk arrinte 80 votat, sot ka shkuar me 100.  Çfarë opozite e re është ajo ku Parlamenti shkarkon me 100 vota një dekret, duke bashkuar veten me qeverinë? Kur ai blen deputetët çfarë bën me votat e tjera?”. Gjata shton se “përtej votimit për reformën në drejtësi, nuk kishim parë një gjë të tille nga koha e Enver Hoxhës”.  

https://a2news.com/2019/06/13/basha-i-pandehur-gjata-prokurori-politike-ne-ndihme-te-rames/

Dekreti, sipas tij, mund të kundërshtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, por nënvizon se kushtet e sotme e bëjnë ekzekutivin të qeverisë “në kushtet e një grushti shteti”.

“Në qoftë se në një shtet nuk funksionon Gjykata Kushtetuese, ka rënë Kushtetuta, ka rënë shteti. Po nuk funksionoi Gjykata e Lartë, po të kesh kapur Prokuroren e Përgjithshme, flitet për qeverisje në kushtet e grushtit të shtetit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë