Nga Italia: Demi dhe Rama kërkojnë të blejnë klubin e kategorisë së dytë

Suksesi i arritur në krye të Partizanit, duke e rikthyer skuadrën te titulli kampion pas 26 viteve mungesë, ka bërë që emri i drejtuesve të klubit të kuq të përflitet edhe përtej Adriatikut.

Mediat në Itali spekulonin se presidenti Gazment Demi dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, janë në krye të një grupi investimi shqiptar, të interesuar në blerjen e Salernitana-s. Klubi arriti të siguronte me vështirësi mbijetesën në Serinë B italiane dhe është në pronësi të Claudio Lotito-s, presidentit të Lazio-s, i cili si bashkëpunëtor më të ngushtë ka Igli Taren.

Lajmi i publikuar në Itali, se drejtuesit e Partizanit janë të interesuar të blejnë Salernitana-n, për rreth 16 milionë euro, është hedhur poshtë nga presidenti i klubit shqiptar, Demi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN