Oficerët në shkolla garantojnë siguri për nxënësit

A2 CNN ka ndjekur një ditë të zakonshme të një oficereje që shërben në gjimnazin “Aleks Buda”, në Laprakë, ku përveç saj japin përshtypjet edhe nxënësit dhe stafi pedagogjik.

Sigurinë tek gjimnazi “Aleks Buda” në Laprakë e garanton oficerja që ka mbërritur aty prej muajit mars, si pjesë e një projekti mes 2 ministrive. Procesi mësimor tashmë ka mbaruar, ndaj gjimnazistët këshillohen për të përcaktuar prioritetet për vitin e ardhshëm.

Për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve, prej 4 muajsh pranë këtyre nxënësve është Valvona Biba, oficere e sigurisë.  

“Unë shihem si autoritare, por autoritare miqësore me nxënësin dhe kjo ka bërë që të eliminohen shumë raste të dhunës dhe bullizmit”, shprehet oficerja.

Prezenca e saj ka krijuar lehtësira për stafin pedagogjik.

Por, si është një ditë e zakonshme e oficeres?

“Kush kapet me cigare, ka 6 mungesa ditën tjetër”, thotë oficerja.

Duhanpirja është fenomen shqetësues dhe trajtohet shpesh edhe në takimet e përjavshme që zhvillohen në shkollat ku janë dislokuar oficerët e sigurisë. Projekti i oficerëve të sigurisë do të vazhdojë edhe në vitet e tjera shkollore, ku pritet edhe rritja e numrit të tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN