Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tsereteli thirrje palëve: Do të jeni në krye të OSBE-së në 2020, bëhuni të përgjegjshëm

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 21:53 | Politikë
Tsereteli thirrje palëve: Do të jeni në krye të OSBE-së

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, gjeorgjiani George Tsereteli, lëshoi sonte një deklaratë ku i bën thirrje klasës politike shqiptare të “ndërmarrë një dialog gjithëpërfshirës dhe të ulët në tavolinë  me vullnet të mirë”.

Sipas Tseretelit, “OSBE është dëshmitare e rritjes së nivelit të turbulencës politike në Shqipëri, që rrezikon të shndërrohet nga mosmarrëveshje politike në krizë kushtetuese”.

Gjeorgjiani i kujton Shqipërisë se ajo “po përgatitet të kryesojë OSBE-në në vitin 2020 dhe po pret vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në,  prandaj është e rëndësishme që palët të marrin përgjegjësitë e tyre”.

Presidenti i Asamblesë së OSBE-së vijoi duke nënvizuar faktin që kuadri ligjor duhet të respektohet nga liderët politikë, dhe që ata i kanë të gjitha mundësitë për të çuar vendin përpara në reformat.     

A2 CNN Livestream

Dita jonë