Rama, mesazh deputetëve: Forca me fushatën! 4 aventurierë duan të marrin peng vendin

Pas mbylljes së seancës së sotme parlamentare, ku u mbajt një mocion me debat dhe më pas u miratua me 100 vota pro rezoluta kundër Presidentit Meta, Kryeministri Rama iu është drejtuar me një mesazh deputetëve.

Rama i falënderon deputetët për mbështetjen në betejën historike, siç e quan ai, ndërsa nuk lë pa përmendur as opozitën jashtë Parlamentit. Rama shkruan se “duan ta marrin peng këtë vend e të hedhin në erë urën drejt negociatave”.

“Faleminderit të gjithë folësve të sotëm pa përjashtim për kontributin e rëndësishëm, me diskutime serioze e rezonuese me publikun, dhe të gjithëve ju për mbështetjen e fortë në këtë betejë historike, ku zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk janë të rëndësishme thjesht në vetvete, po si gur kilometrik në një rruge ku katër aventurierë të dëshpëruar, bashkë me qorrat që i rrethojnë, duan ta marrin peng këtë vend e të hedhin në erë urën drejt negociatave! S’kanë faj që kanë dalë mendsh, se e dinë mire ça vjen nga kapitujt 23/24, po halli i tyre s’është as halli ynë as halli i popullit! Forca me fushatën dhe vetëm drejt, përpara me njerëzit e mirë të këtij vendi”, mbyllet mesazhi i Ramës.

Shkarkoni aplikacionin e A2