Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama: Meta, plumb qorr për të vrarë zgjedhjet

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 12:43 | Politikë
Rama: Meta, plumb qorr për të vrarë zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama theksoi në Kuvend se Meta lëshoi një “plumb qorr për të vrarë zgjedhjet”.

“Për cilën arsye në botë, Presidenti do të merrte një akt të tillë? Një budallallëk që do të shënohet si rast unikal në republikat e planetit. I shpjegon të gjitha me dy fjalë: Ilir Meta! Të kërkosh jashtë kësaj marrëzie, është e kotë. Si mund t’i shpjegosh ndërkombëtarëve se si u arrit deri në këtë pikë? Si Presidenti i Republikës kapërcen mbi Kushtetutën dhe kalon kufirin e imagjinatës si një plumb qorr për të vrarë zgjedhjet”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se tani nuk është koha për kompromis pasi partia e tij qeveris “75% të vendit dhe ka drejtimin e bashkive kryesore”, ndërsa dekretin e Metës e quajti “re të madhe nga pantallonat”.

“Nuk ka asnjë pengesë për qeverisjen, edhe nëse zgjedhjet shtyhen në pafundësi. Lëshoi një re të madhe nga pantallonat mbi 30 qershorin! Le ta quajmë një gjenialitet të tij”, shtoi Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë