Rama: Nuk jam penduar që e votova Metën President

Kryeministri Rama iu rikthye zgjedhjes së Presidentit Meta në këtë post, duke thënë se nuk do të ngurronte ta ribënte sërish atë.

“Unë e kam votuar Metën si president të Republikës, gjithkush në këtë sallë ka bërë të njëjtën gjë, shumë kush më ka kritikuar, jo pak më kanë mallkuar dhe sa shfaqet Iliri me ndonjë nga paudhësitë e veta më përvishen mua të gjithë”, tha Rama. “Nuk jam penduar, po të ktheheshim mbrapsht në kohë do të bëja prapë të njëjtën gjë. Është rasti për t’ju kujtuar të gjithëve se Ilir Meta u zgjodh President me votat e tij, dhe votat tona mund ta pengonin zgjedhjen e tij, por nuk zgjidhnim dot një president tjetër”.

Megjithatë, Rama përsëriti qëndrimin e tij, se tashmë Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit me pëlqimin e socialistëve. “Presidenti është garant i unitetit kombëtar dhe jo interpretues i mbrapshtë i Kushtetutës”, shtoi Kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN