Reali prezanton Hazard-in, tifozët në delir: Duam edhe Mbappe!

Në Madrid kjo e enjte ishte dita e Eden Hazard. Futbollisti belg u prezantuar përpara 50 mijë spektatorëve që kishin mbushur “Bernabeun” për të parë nga afër lojtarin që pritet t’u rrëmbejë “zemrat”.

Belgu zbriti në fushën e lojës duke përshëndetur tifozët dhe më pas mbajti edhe një fjalë të shkurtër pas presidentit Florentino Perez.

“Dua ta shijoj këtë moment. Është ëndrra ime që fëmijë të vesh këtë bluzë. Mezi po pres të luaj me Realin e Madridit dhe të fitojmë sa më shumë tituj”, u shpreh Hazard.

Reali i pagoi 100 milionë euro Chelsea-t për transferimin e belgun, por tifozët nuk duan që Perez të ndalet këtu. Ata kanë kërkuar që në skuadrën e tyre të afrohet dhe kampioni Mbappe.

Deri tani, Reali ka shpenzuar 300 milionë euro në merkato duke vendosur rekord, teksa ka afruar Hazard, Jovic, Rodrygo, Mendy dhe Militao

Shkarkoni aplikacionin e A2