Seanca për Metën, tela me gjemba dhe ndalim qarkullimi për qytetarët

Përveç mocionit me debat për Presidentin, Parlamenti nuk kishte pikë tjetër në rend të ditës.

Por, edhe pse opozita, bashkëdrejtuese e së cilës dhe bashkëshortja e kreut të shtetit, nuk kishte paralajmëruar ndonjë protestë, masat ishin marrë si për një të tillë.

Por, kriza politike dhe policët e shumtë që rrethonin tërë zonën pranë Kuvendit duket se nuk i frenuan disa turistë spanjollë: “Situata është normale, ka disa probleme politike. Edhe te ne politika është e vështirë”.

Ka nga ata deputetë që nuk fshehin pakënaqësinë ndaj holandezëve, të cilët pak javë më parë iu drejtuan dhe Komisionit Europian për të rivendosur vizat për shqiptarët.

Madje, të painformuar shprehen dhe ata që iu bënë vite në Kuvend.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN