Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Sezoni i artë" me dhurata floriri për kampionët

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 17:52 | Lifestyle
"Sezoni i artë" me dhurata floriri për kampionët

Liverpuli në këtë sezon jo vetëm triumfoi për herën e gjashtë në Champions League në derbin anglez me Tottenham, por diskutoi deri në ndeshjen e fundit fitoren në Premier League me rivalët e Manchester City. Një sezon i artë, thonë të gjithë komentuesit.

Por iDesign, një shoqëri britanike, mendoi të kalojë nga fjalët te veprat, duke i dhuruar të gjithë djemve të Jurgen Klopp një dhuratë të personalizuar dhe të artë.

https://www.instagram.com/p/BxuvY5RIfaS/?utm_source=ig_web_copy_link

Bëhet fjalë për kapakë celular të derdhur në arë 24 karatë, me mbishkrimin e numrit të fanellës të çdo lojtari, emrin dhe logon e Champions League të fituar.      

Kosto e secilës prej dhuratave shkon nga 2600 deri në 4000 euro, edhe pse për heronjtë e “Wanda Metropolitano” do të jetë natyrisht falas.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë