Shkatërrohet grupi kriminal i trafikimit të klandestinëve, kreu shtetas turk

Policia Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Elbasanit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tranzit”, duke shkatërruar një grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta, ndërsa janë vënë në pranga 8 persona. Kreu i grupit kriminal, shtetas turk.

Policia ka bërë të ditur se grupi kriminal vepronte në kufirin e gjelbër Greqi-Shqipëri dhe Shqipëri-Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Europian.

“Në kuadër të provave të grumbulluara nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e  Prokurorisë e Rrethit Gjyqësore Elbasan,  finalizuan me sukses operacionin  policor ‘’TRANZIT”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë  për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim shtetasit: G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë.

R.H., 38 vjeç, banues në Devoll.

Si dhe mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë.

E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë.

U.Ç., 39 vjeç, lindur ne Stamboll Turqi, me banim të përkohshëm në Tiranë.

F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë”. Sipas informacioneve të policisë, klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku.

Shkarkoni aplikacionin e A2