Aksioni i opozitës dhe data e protestës së radhës, Basha takon aleatët

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, do të zhvillojë një takim rreth orës 12:00 me aleatët, ku mësohet se do të diskutohet lidhur me aksionin opozitar dhe vendosjen e datës së protestës së ardhshme.

Burime nga PD bëjnë të ditur se pasdite Basha do të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar në lidhje me tensionin politik në rritje pas arrestimit të disa funksionarëve të PD në Librazhd.

Paraditen e sotme, Basha komentoi arrestimet duke u shprehur: “Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, Parlamenti është shpartalluar, administrata publike është militantizuar në ekstrem. Tashmë nuk ka më asnjë iluzion, Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet kundër Kushtetutës. Pasi vuri në kontroll të gjitha pushtetet, po i përdor për të ushtruar dhunë dhe për të ndjekur e kërcënuar çdo kundërshtar të tij”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2