Basha i pandehur, Rama: Është pastrim parash, nëse PD e mban ne OK jemi

Një ditë pasi Prokuroria thirri Lulzim Bashën për t’i komunikuar se ishte marrë i pandehur për çështjen e financimeve ruse, Edi Rama u shfaq në publik sikur nuk dinte asgjë.

Në një kafe elektorale që zhvilloi me socialistët e Laprakës, Kryeministri u shpreh gati me tone keqardhjeje për ish-mikun e tij, Lulzim Basha, të cilin dikur e quante djalë të mirë. Me ironi, komentuan edhe fatet e lidershipit demokrat, tashmë që kryetari i tyre është zyrtarisht nën hetim dhe i marrë i pandehur.

I pyetur nga socialistët mbi anulimin e zgjedhjeve prej Presidentit, Rama shpjegoi se nuk bëhej fjalë për një lajthitje të kreut të shtetit. Sipas Kryeministrit, e rëndësishme është që socialistët të mos i përgjigjen paligjshmërisë me paligjshmëri.

Shkarkoni aplikacionin e A2