Basha, thirrje policëve dhe prokurorëve: Mos iu bindni urdhrave të Ramës – A2

Basha, thirrje policëve dhe prokurorëve: Mos iu bindni urdhrave të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike komentoi arrestimin e përfaqësuesve të Partisë Demokratike në Librazhd dhe Përrenjas, duke thënë se aktet represive për të goditur kundërshtarët politikë e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e keq të Kryeministrit Edi Rama.

“Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, Parlamenti është shpartalluar, administrata publike është militantizuar në ekstrem. Tashmë nuk ka më asnjë iluzion, Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet kundër Kushtetutës. Pasi vuri në kontroll të gjitha pushtetet, po i përdor për të ushtruar dhunë dhe për të ndjekur e kërcënuar çdo kundërshtar të tij”, tha Basha.

“Në këtë aventurë të rrezikshme, Rama ndihmohet nga dy të paskrupullt, Sandër Lleshi dhe Arta Marku. Ju bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndiejnë veten njerëz të ligjit të mos iu binden urdhrave të paligjshëm të autokratit Edi Rama dhe veglave të tij”, shtoi kreu i PD.

Shkarkoni aplikacionin e A2