Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dy afrime “big”. Tirana, 24 orë për t’u bërë e frikshme

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 17:09 | Futboll
Dy afrime “big”. Tirana, 24 orë për t’u

Nga gara për mbijetesë, te një skuadër aktive në merkato me goditje të mëdha dhe për objektiva ambiciozë.

Kalimi ishte i shpejtë dhe Tiranës i mjaftuan më pak se 24 orë për t’u bërë e frikshme. Menjëherë pas konfirmimit të trajnerit Ardian Mema, bardheblutë zyrtarizuan njëri pas tjetrit dy afrime të rëndësishme. Dy sulmues anësorë, të cilët do të ishin të përshtatshëm për çdo skuadër pretendente.

Fillimisht Tirana zyrtarizoi Elton Kale, brazilianin e larguar nga Flamurtari pas një viti pa u paguar. Lojtari, me të cilin Superiorja u prezantua pas aktivizimit me Kukësin, mbetet një prej emrave më të rëndësishëm të kampionatit në fazën ofensive.

Pak minuta më pas, bardheblutë zyrtarizuan edhe Agustin Torrasën. Edhe argjentinasi është një emër i njohur në Shqipëri, pavarësisht se u largua në mes të edicionit të kaluar prej pagave të prapambetura te Flamurtari. Më pare, ka luajtur edhe me Partizanin.

Afrimet e Kale dhe Torrasës e kandidojnë Tiranën mes ekipeve pretendente, pavarësisht se merkato e verës sapo është hapur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë