Gratë dhe burrat, jo njëlloj në tregun e punës – A2

Gratë dhe burrat, jo njëlloj në tregun e punës

Gratë mund të jenë më të arsimuara se burrat, por kjo nuk do të thotë se i bën më të avantazhuara në tregun e punës.

Nga 519 mijë gratë që janë të punësuara sipas INSTAT, vetëm gjysma përfitojnë një pagë. Pjesa tjetër rezultojnë si të vetëpunësuara në bujqësi, apo janë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes.

Gratë përbëjnë forcën më të madhe të punës në administratë dhe në industrinë përpunuese, ndërsa burrat mbizotërojnë në krahun e punës në ndërtim dhe industrinë nxjerrëse. Pabarazia është më e qartë tek paga, ku hendeku gjinor arriti në 10.7% gjatë vitit 2018, në rritje nga një vit më parë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se 4 në 10 gra nuk janë aktive në forcën e punës, për shkak se janë duke përmbushur detyrat shtëpiake, apo për arsye të tjera.

Ndërkohë në një dekadë shumë pak ka ndryshuar në shtimin e grave në sipërmarrje. Vetëm 25.7% e bizneseve në vend janë në pronësi apo administrohen nga një grua, edhe pse është rritur ndjeshëm pronësia tek bizneset e mëdha.

Shkarkoni aplikacionin e A2