Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gratë zvicerane në protestë, kërkojnë më shumë para, kohë dhe respekt

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 13:28 | Bota
Gratë zvicerane në protestë, kërkojnë më

Për gratë zvicerane është koha për proteste. Për herë të dytë në historinë e vendit ato u mobilizuan në një aksion që synon ndërgjegjësimin mbi përpjekjet e pamjaftueshme për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe familjeve.

Gati tre dekada më parë në 14 qershor të 1991-shit, rreth 500 mijë gra zvicerane hynë në grevë për të denoncuar diskriminimin dhe ndryshimet e mëdha në paga mes burrave dhe grave. 5 vite pas grevës hyri në fuqi akti për barazinë gjinore, që ndalon diskriminimet dhe shantazhet seksuale në punë. Por për gratë dhe organizatorët e protestës, motoja e së cilës është ‘Pagë, kohë, respekt”, barazia është ende një koncept i largët.

Gratë zviceranë kanë paga 20 për qind më të ulëta se burrat e nuk kanë përfaqësi të lartë në pozicione drejtuese. Muajin e kaluar, një studim i organizatës ndërkombëtare të punës e vendos Zvicrën në fund të listës me vendet ku niveli i pagave mes dy gjinive është më i theksuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë