Ish-futbollisti i Tiranës nuk bind Barcelonën, kthehet te Getafe

Ish-futbollisti i Tiranës nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së dytë të Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Merveil Ndockyt ishte huazuar nga Getafe dhe klubi katalanas ka vendosur që ta kthejë sërish andej nga erdhi. 

Futbollisti kongolez luajti 10 ndeshje me Barcelonën B, duke shënuar 2 gola dhe duke mos bindur stafin teknik të katalanasve për ta mbajtur.

Merveil shkëlqeu me Tiranën në sezonin 2016-2017 dhe u ble nga Getafe për 400 000 euro, shitja më e lartë në historinë e klubit të Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin e A2