Kalimet nga Greqia, mbi 500 emigrantë të ndaluar që nga janari – A2

Kalimet nga Greqia, mbi 500 emigrantë të ndaluar që nga janari

Nga fillimi i janarit e deri në ditët e sotme policia kufitare ndaluar rreth 500 emigrantë, të cilët kishin kaluar përmes kufirit të gjelbër, me destinacion Europën.

Gjithashtu janë shkatërruar edhe disa rrjete kriminale, të cilat merrnin nga 500 deri në 800 euro për çdo sirian, apo irakian që kalojnë prej Kakavijës apo Kapshticës dhe me makina të vogla i dërgojnë në kufi me Malin e Zi. Aty, të tjera grupe kriminale, merren me dërgimin e tyre drejt vendeve të Europës.

Disa herë është dhënë alarmi për grumbullimin e emigrantëve në Shqipëri dhe ngritjen e kampeve në vendin tonë, por ekspertët e Bashkimit Europian kanë përjashtuar këtë mundësi, duke u mjaftuar vetëm me instalimin e oficerëve të FRONTEX.

Shkarkoni aplikacionin e A2