Kardashian në Shtëpinë e Bardhë, nismë për të ndihmuar ish të burgosurit

Kim Kardashian i vodhi të gjithë vëmendjen presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë. Ylli i Reality Show ju bashkua presidentit për promovuar një nismë që synon të ndihmojë personat që lirohen nga burgu të gjejnë një punë e të integrohen në shoqëri.

“Jam në një moment të jetës time, ku dua të bëj ndryshimin dhe gjënë e duhur. Këta njerëz duan të punojnë dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu mes njerëzve që duan të njëjtën gjë dhe që besojnë me të vërtetë në riintegrimim e tyre”, tha Kim Kardashian

Ndërsa Presidenti Trump, nga ana e tij, tha se ishte një fans i Kardashians, duke vlerësuar rolin e saj në miratimin e të ashtuquajturit “First Step Act”, që parashikon ndër të tjera programe suporti për të ish të burgosurit.

“Kur ish të burgosurit rikthehen në shtëpi gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për ta është t’i ndihmojmë të gjejnë një punë të mirë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë. Ylli I televizionit e ka vizituar edhe herë të tjera Shtëpinë e Bardhë, ku ka diskutuar për çështje të reformës në drejtësi. Ajo loboi me sukses për faljen e Alice Marie Johnson, e dënuar për drogë.

Shkarkoni aplikacionin e A2