Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kur do bëhen zgjedhjet? Meta kërkon datë, opozita shmanget

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 19:49 | Politikë
Kur do bëhen zgjedhjet? Meta kërkon datë, opozita shmanget

Prej disa ditësh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon konsultimet me drejtuesit e partive politike me qëllim dekretimin e një date të re për zgjedhjet vendore, pas anulimit të 30 qershorit.

Por askush deri më tani, nuk di të thotë për cilat data bëhet fjalë.

“Presidenti i Republikës siguron qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ata do të votojnë përtej 30 qershorit, në një datë sa më të afërt”, deklaroi dje këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj.  

Demokratët, ende nuk janë ftuar nga Presidenti, por Lulzim Basha i çoi mesazh se Presidenti nuk ka në dorë zgjidhjen e krizës. “Nuk është çështje datash”, tha ai.

Të paqartë janë edhe partitë e vogla aleate te Bashës. Pak ditë më parë, ato kërkuan nga Presidenti shtyrjen me 6 muaj,  por tani, pas konsultimeve me aleatët , dhe ata hezitojnë kur pyeten për një datë konkrete.

Madje, kreu i LZHK, shkojë dhe më tej duke paralajmëruar Presidentin se mund të mos e pranojnë datën e tij të re.

“Zoti Meta mund të dekretoi një datë tjetër, por kjo nuk do të thotë që ne do ta pranojmë”, deklaroi Shehu.

Në këtë situatë, i vetmi që duket se i ka idetë më të qarta është kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, që flet për zgjedhje reale në 20 tetor.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani