Lojtarët më të shtrenjtë, kryeson Mbappé, Ronaldo në vend të 20

Kilian Mbape mbetet futbollisti më i shtrenjtë në botë. Vlera e talentit francez në merkato përllogaritet në 252 milionë euro. Ky është përfundimi i Observatorit Ndërkombëtar të Studimeve në Sport CIES .

Sulmuesi i Paris SG kryeson klasifikimin special të 100 futbollistëve më të kushtueshëm, i ndjekur nga Salah i Liverpool, që kushton mbi 219 milionë euro dhe Sterling i Manchester City me afro 208 milionë.

Vetëm në vendin e katërt Lionel Mesi, i cili vlen 167,4 milionë euro, ndërsa Cristiano Ronaldo ka rrëshqitur në vendin e 20-të, me kartonin e yllit portugez që vlerësohet 118,1 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN