Maradona sërish në spital, do t’iu nënshtrohet dy ndërhyrjeve kirurgjikale

Për arsye shëndetësore, Diego Maradona, tashmë në moshën 58-vjeçare, ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të skuadrës së kategorisë së dytë në Meksikë, Dorados Sinaloa.

58-vjeçari u shtrua me urgjencë në spital në muajin janar, ndërsa do të rikthehet sërish. Këtë herë, legjenda e Argjentinës do t’i nënshtrohet dy operacioneve, në shpatull dhe në gju.

“Diego Maradona ka vendosur të mos vazhdojë më si trajner i Dorados”, ka shkruar në Twitter menaxheri Matias Morla, i cili ka shtuar edhe arsyet e këtij vendimi.

Maradona mori rolin e trajnerit të Dorados në muajin shtator të vitit të kaluar dhe nuk mundi  ta ngjiste në elitën e futbollit meksikan.

Shkarkoni aplikacionin e A2