Mori 100 vota kundër, Meta: Presidenti i zgjedhur nga një Parlament legjitim, jo nga ky

Edhe pse mori pjesë në një aktivitet të Kryqit të Kuq në Ditën e Dhurimit të Gjakut, sërish Presidenti Meta nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve në lidhje me situatën aktuale politike në vend.

Meta dha mendimin e tij në lidhje me votimin e një dite më parë në parlament të rezolutës kundër dekretit për anulimin e zgjedhjeve, rezolutë e cila mori 100 vota.

“Presidenti është zgjedhur nga parlamenti, por jo nga ky, por nga një parlament legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm qytetarëve”, tha Meta.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, Presidenti u shpreh: “Po punojmë me shumë qetësi dhe me shumë përgjegjësi për datën e re të zgjedhjeve. Dekreti mund të gjykohet edhe nga gjykata e Skraparit që nuk ekziston, presidenti nuk ndalon asnjë të çmendet. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse vetëm ato lejojnë integrimin e vendit”, tha Presidenti Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN