Ndalohen dy anëtarë të bordit të AMA-s – A2

Ndalohen dy anëtarë të bordit të AMA-s

Gjatë operacionit “Forca e Ligjit” në Elbasan, Policia zbuloi nga përgjimet edhe një rast korrupsioni ku të përfshirë ishin dhe anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kështu, në pranga ranë Suela Musta dhe një tjetër anëtar i bordit. Burime pranë Policisë thanë se të shoqëruarit dyshohet se kanë ndikuar në marrjen e një licence të televizionit kabllor në Elbasan i cili zotërohet nga fisi Çapja. Gjatë mëngjesit të kësaj të premteje RENEA dhe FNSH ndaluan 7 persona mes tyre Ardian dhe Florenc Çapjan, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën armë dhe lëndë narkotike.

Shkarkoni aplikacionin e A2