Opozita rikthehet në protestë, caktohet data

Opozita e bashkuar ka caktuar protestën e radhës kombëtare.

Sipas burimeve nga Partia Demokratike, protesta do të mbahet në 21 qershor, ora 20:00.

Mësohet se Lulzim Basha është shprehur se “duhet të mbrojmë vendin, qytetarët dhe Kushtetutën”.

“Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ështe krim veçanërisht në kushtet e dekretit të Presidentit. Jemi në punë të pandërprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shteti. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë”, ka shtuar Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN