OSBE-ODIHR: Klima, e polarizuar. Debat për 30 qershorin

Misioni i OSBE/ODHIR publikoi raportin vëzhgues nga data 24 maj deri në 11 qershor të këtij viti, një ditë pasi Presidenti firmosi shfuqizimin e dekretit për 30 qershorin si datë zgjedhjesh.

Misioni konstaton se Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe sjell një përmbledhje të zhvillimeve politike gjatë javëve të fundit. Aty përmendet se Partia Socialiste inicioi një debat në Parlament për shkarkimin e mundshëm të Presidentit, ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon përgatitjet për zgjedhjet.

Mjedisi politik mbetet i polarizuar, sipas OSBE-së, ndërsa në diskursin politik dominon pyetja nëse mund të mbahen zgjedhjet pa pjesëmarrjen e partive opozitare kryesore. Në 31 bashki, kandidatët e PS-së për kryetarë garojnë pa kundërshtarë, nënvizon raporti.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN