Presidenti Thaçi dekoron personalitete në Tiranë në 20-vjetorin e çlirimit

Presidenti i Republikës së Kosovës gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Tiranë dekoroi disa personalitete të shquara të Shqipërisë për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi shprehu mirënjohjen për personalitetet shqiptare për mbështetjen që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën.

“Shpreh mirënjohje për secilin nga ju për rolin e jashtëzakonshëm ushtarak, diplomatik që bota të na përkrah edhe më tepër. Pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte as e lirë dhe as e pavarur. Ishim bashkë në periudhat më të rënda për pavarësinë e Kosovës dhe jam i bindur që do të jemi bashkë edhe në rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE-së”, tha Hashim Thaçi.

Ndërkaq, dekorata “Urdhri i Pavarësisë” i është dhënë edhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si dhe shumë personaliteteve si: Aleksandër Meksi, Anastas Angjeli, Arben Malaj, Arben Rakipi,  Artur Zhei, Bashkim Fino, Blendi Klosi, Fatos Klosi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN