Protestuan kundër Ramës në Librazhd, 7 të arrestuar

Përfaqësues të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit publikuan video se si Kryeministri Edi Rama u prit me protestë ndërsa zhvillonte fushatën zgjedhore në Përrenjas dhe Librazhd.

“Kryeministri ilegjitim, që iu fryn me kënaqësi perverse erërave të konfliktit civil, ta harrojë se duke përdorur Policinë, Prokurorinë, shërbimin sekret apo cilindo institucion tjetër të kontrolluar prej tij, do të mund të shpëtojë nga verdikti i popullit”, shkruan ish-deputeti Endri Hasa. “Koha e tij po numërohet mbrapsht, prandaj ai ka frikë”, thotë Hasa për Kryeministrin.

Për ngjarjen, Policia e Librazhdit ka arrestuar 7 persona dhe proceduar 16 të tjerë. Të arrestuarit, mes të cilëve edhe kreu i PD në Librazhd, Bujar Vreto, dhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi, akuzohen për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’, “Pengim i subjekteve zgjedhore”, konkretisht.

Lista e të arrestuarve:

– B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd)

– A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish-deputet i PD)

– A.K., 43 vjeç, nga Përrenjasi

– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd)

– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik

– L.O., 31 vjeç, nga Pishkashi

– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi

Shkarkoni aplikacionin e A2