Rama në Mallakastër, dhjetëra protestues e kundërshtojnë

WhatsApp Image 2019 06 14 at 6.04.19 PM 1 1100x620

Gjatë takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama në Mallakastër, disa dhjetëra manifestues kanë protestuar në rrugë kundër tij.

Sloganet e lëshuara nga manifestuesit ishin ato të njohura tashmë ne protestat e opozitës, si “Rama Ik” dhe “Nuk ka zgjedhje në qershor”.

Protesta mbeti në kufirin e paqësores, edhe pse forca të konsiderueshme policie po e monitoronin nga afër.