Rama u bëri apel që të mos pengojnë zgjedhjet, reagojnë kryebashkiakët e opozitës

Krerët e bashkive që drejtohen nga opozita iu përgjigjën apelit të bërë nga kryeministri Edi Rama për të mos penguar zgjedhjet.

Me anë të një postimi në faqen e Partisë Demokratike në Facebook, kryebashkiakët opozitarë thonë se kreu i qeverisë është “kokë e këmbë në paligjshmëri”.

“Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri! Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, përsa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë. Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri”, lexohet në reagim.

“Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale. Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne! Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në”, shton me ironi reagimi i kryebashkiakëve opozitarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN