Rrëshqet kodra, merr përpara dhjetëra automjete – A2

Rrëshqet kodra, merr përpara dhjetëra automjete

Të paktën 49 persona janë konfirmuar të vdekur, 14 të tjerë janë shpallur të zhduket e dhjetëra janë plagosur nga moti i keq që ka përfshirë Kinën jugore.

Pamje të tmerrshme janë publikuar në rrjetet sociale të rrëshqitjes së një kodre, e cila ka marrë përpara me dhjetëra automjete.

Rajoni më i goditur nga përmbytjet është ai i Guangxi që ndodhet pranë kufirit me Vietnamit, ku ujërat kanë depërtuar në 6 qytete dhe mbi 570 mijë persona janë prekur. Qindra shtëpi janë shembur dhe dëmet në të mbjella janë shumë të mëdha. Autoritetet njoftojnë se situata është ende alarmante për shkak të reshjeve që pritet të intensifikohen në ditën e ardhshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2