Sarri iku, Chelsea mund të drejtohet nga legjenda e klubit

Chelsea do të kërkojë të nisë bisedimet zyrtare me trajnerin e Derby-t Frank Lampard, në përpjekje për ta bindur që të marrë drejtimin e Chelsea-t pas largimit të Maurizio Sarri-t. Formalitetet e kompensimit nga Juventus për trajnerin italian duhet të mbyllen këtë të premte dhe Roman Abramovich nuk dëshiron të vonojë caktimin e trajnerit të ri.

Ideja e tij për të sjellë në drejtim një legjendë të klubit është mbështetur nga stafi dhe drejtuesit e tjerë, pasi ata mendojnë që Lampard do të rigjallërojë bazën e tifozëve. Gjithashtu ish-mesfushori ka treguar se di të punojë me lojtarët e rinj dhe duke qenë se Chelsea është pezulluar nga merkato, ky do të jetë një plus i madh.

Përveç Lampard, Abramovich po mendon të rikthejë edhe Petr Cech në rol drejtues, çka do të ishte një mbështetje e madh për trajnerin e ri, pasi të dy janë miq të mirë që nga koha kur luanin bashkë në “Stamford Bridge”.

Lampard te Chelsea

Ndeshje: 640 ; gola: 209; pasime për gol: 150

Trofe: 3 Premier League, 1 Champions League, 1 Europa League, 4 Kupa FA,  2 Kupa të Ligës

Shkarkoni aplikacionin e A2