Telefoni i palosshëm me probleme, Samsung rimburson klientët

Gjiganti i teknologjisë Samsung po anulon parapagimet për modelin më të ri të smartfonit të palosshëm. Rimbusrimi i klientëve do të bëhet pasi Samsung Galxy Fold nuk është ende gati të hidhet në treg për përdoruesit për shkak të problemeve ka shfaqur. 

Samsung njoftoi lançimin e smartfonit të ri në shkurt, por përdoruesit që testuan telefonin raportuan se gjatë përdorimit ai kishte pësuar thyrje. Kjo detyroi kompnianë që të tërheqë modelin e ri, duke pranuar se ka nevojë për përmirësime të mëtejshme. 

Samsung deklaroi se do të përforconte mbrojtjen e ekranit në mënyrë që klientët të përfitojnë maksimumin nga smartfoni i ri me vlerë 2 mijë dollarë, i cili do të jetë fillimisht i aksesueshëm pë përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Modeli i smartfonëve të palosshëm përfaqëson edhe gjeneratën e ardhshme të telefonave inteligjentë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN